TIRANË – Krerët më të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë përcjellë sot me nderim për në banesën e fundit, kolonel Mehdi Pogaçen, Presidentin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë (në foto)
 
mehdi pogaceNën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, homazhet u zhvilluan sot në mesditë në hollin e Muzeut të Forcave të Armatosura, ku ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli vendosi një kurorë me lule në nderim të jetës dhe veprës se kolonel Pogaçes.

Homazhe dhe kurorë me lule pranë trupit të pajetë të kolonelit vendosi edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, këshilltari i Kryeministrit, gjeneral brigade (R) Sandër Lleshi,  gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të FA etj. Më pas, trupi i pajetë e kolonel Mehdi Pogaçes u përcoll me Truproje Nderi dhe marshe funebre nga Orkestra Frymore e FA.

CILI ISHTE KOLONEL POGAÇE

Ministria e Mbrojtjes, duke ofruar të dhëna biografike dhe karriere për kolonel Pogaçen, thekson se ai ishte një ushtarakë karriere, i cili ka kryer detyra të rëndësishme ushtarake dhe është dalluar për seriozitet, profesionalizëm dhe sjellje shembullore me kolegët, vartësit dhe eprorët. Pas daljes në rezervë kolonel Pogaçe u angazhua dhe dha një kontribut të  veçantë në Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë.

mehdi pogacePrej marsit të vitit 2007 e në vazhdim ka qenë i zgjedhur President i kësaj shoqate, ku ka dhënë një kontributin e tij në mbrojtje të interesave të ushtarakëve të liruar dhe sidomos në integrimin e tyre në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve në Rezervë  të NATO-s, duke u zgjedhur në vitin 2009 Zv.presidentë i kësaj organizate. Gjithashtu Mehdi Pogaçe është zgjedhur edhe nënkryetar i Komitetit Kombëtar të veteranëve të LANÇ-it.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)