/ATSH-AFP/ - Ushtria ruse njoftoi sot se ka bombarduar 49 objektiva terroriste në 24 orët e fundit në Siri dhe se po vazhdon të përdorë dronë në qiellin sirian, ndërkohë që Ankaraja ka deklaruar se ka rrëzuar një mjet të paidentifikuar pranë kufirit sirian.
"Shpresoj që dronët rusë të vazhdojnë të mbikëqyrin situatën në qiellin sirian", deklaroi sot gjenerali Igor Konachenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i cituar nga agjencia "RIA Novosti".
Ndonëse Turqia nuk e ka saktësuar origjinën e dronit që shkeli hapësirën e saj ajrore të premten, një përgjegjës amerikan vlerësoi se bëhej fjalë për një dron rus. Por Moska e përgënjeshtroi menjëherë.
Nga ana tjetër Turqia konfirmoi se javën e kaluar ka detektuar disa shkelje të hapësirës së saj ajrore nga avionët luftarakë rusë.
/Shqiptarja.com