PEQIN - Ndonëse prej disa ditësh është denoncuar shtrimi i rrugëve elektorale nga ushtria, kjo e fundit nuk është tërhequr nga aktiviteti i saj.
Kandidati i Partisë Socialiste në Peqin, Alfred Peza denoncoi skandalin e radhës të abuzimit me pronat publike. Edhe pas këtyre denoncimeve, mjetet e ushtrisë kanë shkuar në një zonë të thellë të rrethit të Peqinit, ku Alfred Peza ka marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e Xhevahir Kalotit, të cilit iu dogj shtëpia prej gushtit të vitit 2012.

(Në foto: Peza mbi shtënë e re të Xhevahir Kalotit dhe në të njëjtin fshat, mjetet e ushtrisë duke shtruar rrugët)
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikëset nuk mundën që të merrnin masa për shuarjen e zjarrit. Prej mëse 8 muajsh, ata jetuan në një çadër. Ndërsa tani, kandidati socialist, ka nisur punimet sëbashku me stafin e tij për të rindërtuar shtëpinë ku do të jetojnë shtatë pjesëtarë të kësaj familje në fshatin Kalotaj të komunës Përparim.
E ndërsa kandidati socialist ndodhej në këtë zonë për të ndjekur nga afër punimet, stafi elektoral i Alfred Pezës ka fotografuar edhe disa mjete ushtarake aty pranë që shtronin rrugën pranë shtëpisë së Xhevahir Kalotit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com