Trupat qeveritare në Ukrainën Lindore kanë nisur një sulm në portin e Mariupol, mëngjesin e së premtes.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arseny Avakov, i cili tha se forcat e sigurimit të Ukrainës kanë rrethuar Mariopulin, qytetin që kontrollohej prej kohësh nga rebelët.

Po ashtu, Avakov ka theksuar se bastionet rebele janë rikthyer dhe se pozicionet e snajperistëve janë shkatërruar. Nga ana tjetër, forcat rebele kanë thënë se luftimet po vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.

Gjatë sulmit mësohet se kanë mbetur të vrarë pesë separatistë dhe mbi 4 të tjerë janë plagosur. Luftimet u rindezën një ditë më parë, ku tre tanke kaluan në rajonin lindor të Ukrainës, në Donetsk. Shfaqja e tankeve shkaktoi grindje mes Kievit dhe Moskës.

Rusia ende mohon që tanket kishin hyrë në Ukrainë nëpërmjet territorit të saj. BBC raporton se operacioni i së premtes duket se ka qenë një sukses pas shumë pengesave të Ukrainës. Por, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që separatistët të rikthehen për ta rimarrë atë përsëri. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)