Ushtrimet fizike
ulin rrezikun e tumoreve

Ushtrimet fizike <br />ulin rrezikun e tumoreve
Një analizë, e prezantuar sot nga konferenca vjetore e AICR (American Institute for Cancer Research), instituti amerikan për studimin mbi tumoret, citon rreth 49 mijë raste të tumorit të gjirit dhe 43 të tumorit të zorrës së trashë.

“Kjo na jep një ide mbi tumoret, të cilët mund ti parandalojmë te njerëzit duke i bërë më aktiv,” thotë epidemiologjistja Christine Freidenreich i shërbimit shëndetësor të Alberta, Kanada. Llogaritjet janë bërë mbi statistikat e aktivitetit fizik në SHBA dhe rasteve të tumorit. “Kjo është një llogaritje e përafërt,” tha ajo. “Më tepër aktivitet fizik, më pak rrezikohesh nga këto tumore”.

Alpa Patel, një epidemiologjiste e një instituti amerikan për tumoret, e cila pa të dhënat, tha se numrat e paraqitur duken më se të arsyeshëm.

Ekspertët e kanë ditur prej vitesh që aktiviteti fizik ulë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë këtu tumoret, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

“Një ecje ditore prej 30 minutash mund të ulë në kohë rrezikun e tumorit të gjirit dhe të zorrës së trashë,” tha Alice Bender, një dietologe e licensuar.

Friedenreich analizoi më tepër se 200 studime tumoresh në të gjithë botën dhe gjeti prova bindëse se aktiviteti fizik i kryer rregullisht ulë rrezikun e tumorit të gjirit me 25% deri në 30%. Ka prova të tjera që tregojnë se ushtrimet fizike ulin mundësin e tumorit të mushkërive, prostatës, dhe mitrës.

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja për emigrantët, zbatimi nis në fund të muajit! Vijojnë punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit

Marrëveshja për emigrantët, zbatimi nis në fund të muajit! Vijojnë punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit