Fenomeni i dhunës vazhdon të përsëritet në familjet shqiptare. Ditën e sotme një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Gjirokastrës, duke vënë në pranga:
Steljo Rizvo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R, 67-vjeçe dhe të atit V.R, 47-vjeç. Ndërkohë materialet në ngarkim të personit të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët e Seksionit per Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- Steljo Rizvo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes M.R, 67 vjeçe dhe të atit V.R, 47 vjeç.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.