Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të Call Center, arrestohet 38-vjeçari në Kavajë, dy të tjerë në hetim! Gjendet edhe kanabis

Një 38-vjeçar është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e call center.

Në pranga ka rënë Adrian Rrugeja, ndërsa në hetim janë vendosur E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç. Ata kishin marrë me qira një banesë në Kavajë dhe e kishin kthyer në call center. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë sekuestruar katër kompjuterët, si edhe në ambientet e banesës është gjetur një sasi kanabisi.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan