Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i Mihal Aleksopulos, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë pasi i riu ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal.
Komento