Uzbekistan, altoporlantët e ezanit
rindizen pas 10 vjetësh

Uzbekistan, altoporlantët e ezanit<br />rindizen pas 10 vjetësh<br>
Pas një ndërprerjeje prej dhjetë vitesh, në xhamitë dhe faltoret e Uzbekistanit ka filluar të thirret ezani përmes altoparlantëve, duke mundësuar dëgjimin e zërit të kësaj thirrjeje edhe nga distanca të largëta.

Vendimi për thirrjen e ezanit me altoparlantë ka filluar të zbatohet në kryeqytetin Tashkent dhe shumë rajone të vendit, pasi zyrtarët fetarë të vendit sollën në rend ditë këtë çështje në një mbledhje më 26 tetor.

Administrata Fetare e Muslimanëve të Uzbekistanët nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur me këtë zhvillim, ndërkohë që mediat lokale theksojnë se krahas kryeqytetit, në shumë rajone të tjera të vendit janë duke u përdorur altoparlantë gjatë thirrjes së ezanit.

Ndryshe, më parë në Uzbekistan, vend me mbi dy mijë xhami, altoparlantët për thirrjen e ezanit përdoreshin vetëm gjatë muajit të Ramazanit, festës së Bajramit dhe gjatë namazit të teravisë, ose gjatë leximit të Kuranit. Ato nuk përdoreshin në kohët e tjera dhe ezani mund të dëgjohej vetëm brenda xhamive dhe faltoreve./anadoulagency

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online