Uzina e telave në Shkodër,
nis anulimi i koncesionit
Qeveria ka nisur procedurat e prishjes së kontratës koncesionare të Uzinës së Telave dhe Kabllove Shkodër.
Qeveria ka nisur procedurat e prishjes së kontratës koncesionare të Uzinës së Telave dhe Kabllove Shkodër.
Që nga viti 2004 ky objekt i është dhënë me koncesion kompanisë turke “Yilmaz kabllo”, e cila, sipas Ministrisë së Energjisë nuk ka arritur te realizojë parametrat e kontratës, si dhe nuk ka investuar në mirëmbajtjen e objekteve dhe infrastrukturën inxhinierike.
Kjo ka sjellë amortizim të shumë objekteve dhe dëmtime të makineri-pajisjeve të trashëguara, sepse nuk janë zbatuar kriteret e një ruajtjeje dhe konservimi teknik te tyre.
Në një analizë të Ministrisë së Energjisë mbi këtë koncesion nënvizohet se në periudhën 2004 deri 2016 vihet re një shkallë e lartë amortizimi e makineri-paisjeve, të cilat nuk janë përdorur nga kompania, madje linjat gjermane të viteve 1985-1987 janë dëmtuar.
Një dëmtim të madh kanë edhe objektet ndërtimore sepse nuk është investuar për mirëmbajtjen e tyre, e po kështu në disa sektorë si kaldaja, reparti i petëzimit, etj. janë thuajse jashtë përdorimi.
Në analizë Ministria bën me dije se tashmë është ndjekur procedura për zgjidhje të marrëveshjes koncesionare, kalim provizor në administrim prej shtetit deri në gjetjen e investitorëve të përshtatshëm për rehabilitimin e Uzinës.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 934
Lajme të tjera
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53
-
Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale
30 Mars, 09:39
-
Dea bëhet lidere, Olta i jep këshillën ‘gjeniale’: Tani bëje lëmsh gjithë shtëpinë
30 Mars, 09:38
-
Ndeshja e fundit e sezonit, tifozët e Arsenalit blejnë biletën për 28 mijë euro
30 Mars, 09:36
-
Berisha mbledh deputetët e Rithemelimit: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin
30 Mars, 09:30
-
Sot dita botërore e mjekëve, Presidenti Begaj uron ‘bluzat e bardha’: Respekt dhe mirënjohje
30 Mars, 09:26
-
Homazhet brenda shtëpisë së Big Brother VIP/ Gafa e radhës e Deamishel: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës (VIDEO)
30 Mars, 09:19
-
BE-ja arrin marrëveshje ambicioze për energjinë e ripërtëritshme, synon të rrisë burimet nga era dhe dielli
30 Mars, 09:17
-
Gjermania miraton pr/ligjin për migracionin, do lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani të punësohen
30 Mars, 08:58
-
Beteja e Tiranës dhe diferencat e thella midis palëve
30 Mars, 08:52
-
E rëndë në Gramsh, pacienti 66-vjeçar hidhet nga kati i 4-t i spitalit, dërgohet me urgjencë në Tiranë
30 Mars, 08:45
-
Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Ohrit do shënohet në histori! Ballkani Prëndimor duhet të bëjë përpjekje për t'u afruar me BE
30 Mars, 08:42