Vëllai i Elenit: Kërkoj vrasësit
s'më intereson kush do jetë

Vëllai i Elenit: Kërkoj vrasësit<br />s'më intereson kush do jetë
TIRANE- I vëllai i Eleni Bashos, është pyetur dje në policinë e kryeqytetit, rreth vrasjes së motrës së tij, ku i dyshuar kryesor është kunati i tij 38 vjeçari Ilia Basho.
 Gjatë dëshmisë së dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore vëllai i viktimës ka pohuar se në rast se Ilia ka gisht në vrasje, atëherë ky do jetë një zhgënjim dhe diëka e paimagjinueshmes për familjen e tij. Mes rreshtave të dëshmisë ai tregon se pasi është njohur me arrestimin e kunatit, ka mbetur i befasuar njëkohësisht dhe i tronditur, për shkak se gjatë këtyre 20 ditëve ka zhvilluar disa takime me Ilian, ku kanë biseduar rreth hipotezave se nga kush person dhe për çfarë arsye mund të ishte ekzekutuar 33 vjeçaria Eleni Basho.

Sipas vëllait të viktimës, gjatë këtyre bisedave në asnjë rast i dyshuari i prokurorisë dhe policisë nuk i ka ngritur dyshime se ai mund të ishte i imlikuar në vrasje. Ai u ka treguar hetuesve se interesi i vetëm i tij është zbulimi i autorëve të krimit, pavarësisht se kush mund të jetë ai, kunati i tij apo dhe persona të tjerë.

Ndërkohë që të afërmit e tjerë të viktimës Eleni Basho, e cila u varros në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, shprehen në media se: "Po të duan ata që e morën në dorë e zbulojnë çështjen. E mira është kështu, na e vranë vajzën, të vrasim edhe ne, që të jenë të dy atje",-shprehet gjyshja e viktimës Anastasia Dodi. "Si e pësuam ne, të marrin hakun",- tha nusja e xhaxhait të viktimës Sofia Dodi. "Është një fatkeqësi, për vllehët, për arsye se për të tillë gjëra ne kemi qenë fanatikë, jashtëzakonisht. Nuk e bënim një gjë të tillë. Sesi u ka ndodhur atyre ajo, për ne është një minus e madhe",- u shpreh Dhimo Shqillo, banor i fshatit. Ndërkaq disa prej banorëve, të cilët kishin marrëdhënie të ngushta me çiftin, bëjnë të ditur se ishin në dijeni të konflikteve të shpeshta mes çiftit. Tre ditë më parë në orët e vona të mbrëmjen prokuroria urdhëroi ndalimin e shtetasit Ilia Basho, pasi ky i fundit rezultoi se është organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho.
(eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane