Vëllai i viktimës: “Po ta dija,
do ta kisha parandaluar krimin”

Vëllai i viktimës: “Po ta dija,<br />do ta kisha parandaluar krimin”
TIRANE - “Nëse motra do të më kishte treguar se bashkëshorti i saj e dhunonte, do ta kisha parandaluar këtë tragjedi. Sot ata do të ishin të gjallë që të dy.” Nis kështu rrëfimi i vëllait të madh të 50-vjeçares Dallëndyshe Jazxhi e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Xhevahir Fejzo nga fshati Sheqeras i korçës, tregon se një muaj më parë Dallëndyshja kishte shkuar në Korçë tek ai bashkë me djalin e saj. Ai thotë se motra bashkë me djalin kanë qenë të vrenjtur në fytyrë, por që atij nuk i janë shprehur për ndonjë problem. Gjithashtu Fejzo tregon se e ndjera i është rrëfyer gruas së tij që ka probleme me bashkëshortin e saj për shkaqe xhelozie sepse dyshonte që ai dilte me një tjetër.
 
Kur e morët vesh këtë tragjedi?
Unë e dëgjova në lajme që Mili kishte vrarë motrën time dhe më pas veten. U tronditëm shumë. Nuk ma mirte mendja kurrë se do të ndodhte diçka e tillë.
 
A ju kishte treguar motra juaj për problemet që ka pasur me bashkëshortin e saj?
Jo. Mua personalisht nuk më është shprehur asnjëherë. Por, ka folur me gruan time dhe asaj i ka treguar që kishte konflikte me burrin e saj.
 
Çfarë i ka thënë bashkëshortes tuaj?
I ka thënë që këto konflikte me burrin vinin për shkak të xhelozisë. Sepse motra ime paska dyshuar se bashkëshorti i saj dilte me një grua tjetër. I ka thënë gjithashtu se ishte konflikt i vjetër. Por edhe që ajo nuk donte të na tregonte ne vëllezërve për problemet që kishte me bashkëshortin e saj.
 
Kur e keni takuar për herë të fundit motrën tuaj?
Dallëndyshen e kam takuar një muaj më parë. Motra erdhi bashkë me djalin e saj tek ne dhe ndenjën një natë te unë dhe nga një natë tek motrat e tjera e vëllezërit.
 
A vute re ndonjë shqetësim tek ajo?
Po. Të them të drejtën e pashë që nuk ishte mirë. Dukej si e trembur. M’u duk pak e vrarë, pak e vrenjtur në fytyrë. Por, mendova se e kishte nga rruga e gjatë që kishin bërë nga Tirana deri në Korçë. Dyshova se kishte diçka që s’shkonte, por kur më tha që s’kishte ndonjë problem nuk e ngacmova më shumë. Edhe i biri dukej që ishte pak i mërzitur, por as ai nuk tregoi ndonjë gjë.

Po nëqoftëse Dallëndyshja do të ju kishte treguar për problemet që kishte me të shoqin, ju si do të kishit vepruar?
Nëse motra ime do të më kishte treguar për këto probleme unë do ta kisha parandaluar këtë tragjedi. Sot, të dy ata do të ishin gjallë. Me kohë do ta kisha marrë motrën në Korçë bashkë me fëmijët dhe nuk do të lejoja që ajo të vuante.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.07.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq