Vëllezërit në hapat e motrave

Vëllezërit në hapat e motrave
Një nga spektaklet e ndjekura të këtyre ditëve në Shqipëri “X FACTOR ALBANIA”, solli në këtë puntatë një numër të madh rë rinjsh që synojnë të jenë në të ardhmen yjet e muzikës shqiptare. Këtë herë në audicionin e Tiranës, vumë re gjithashtu se kishte edhe djem vërtetë me zëra dhe performanca fantastike, që ishin vëllezër të këngëtareve të njohura të skenës shqiptare. Ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila kishte ardhur për ta shoqëruar vëllanë e saj, Albanin, i cili këndoi këngën “Kryptonite”, nga “3 Doors Down” ku me zërin e tij ra në sy dhe u vlerësua duke u kualfikuar menjëherë.
Më pas u vu re prapa kuintave një tjetër artiste, Olta Boka, e cila bënte tifo për vëllanë e saj Stivin, i cili e kishte lënë fushën e blertë, për të shprehur pasionin tjetër të tij, atë të këngës, ku këndoi një këngë të Enrique Inglesias. Djemtë si duket do të konkurojnë shumë fort dhe motrat e tyre, pasi u pritën shumë mirë dhe nga publiku në sallë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im