Vëllezërit Spahiu, shqiptarët
që sundojnë boksin italian

Vëllezërit Spahiu, shqiptarët<br />që sundojnë boksin italian
Përralla e vëllezërve Spahiu është kurorëzuar me një medalje të artë dhe një medalje bronxi në kampionatin italian të boksit të mbyllur një ditë më parë në Itali.

Sipas lajmeve që vinë nga gadishulli Apenin, mësohet se Alessio Spahiu (23 vjeç) ka mposhtur me rezultatin 3-0 finalistin tjetër Mirko Carbottin duke u ngjitur në majën më të lartë të podiumit dhe duke u shpallur për herë të parë në karrierën e tij kampion Italie për peshën maksimale mbi 91 kilogram.

Po ashtu në këtë sukses shqiptarë në Itali mori pjesë edhe vëllai i madh i Alessios, Endri Spahiu i cili u ngjti në shkallën më të ulët të podit duke mundur një boksier nga Roma dhe duke marrë medalje bronxi. 27-vjeçari duhet thënë se ka një karrierë edhe më të suksesshme se Alessio. Ai është kampioni apsolut i Lombardisë për pesë vite rradhazi dhe nuk numëron asnjë takim të humbur në Lombardi.

Ky sukses është seria e fundit e një përralle moderne shqiptare, zanafilla e të cilës daton pikërisht në vitin e kthesës së madhe. Familja Spahiu, me ëndrrën e një jete më të mirë, “përkëdheli” eksodin e vitit 1991 të shqiptarëve drejt Italisë. Me një djalë të sapo të lindur, Endrin në qytetin e Durrësit, familja Spahiu merr inciativën më të madhe, duke u përballur me viganin e fjetur, që me blunë e tij nga njëra anë të përpinte dhe nga krahu tjetër të jepte shpresë. Atë fije shpresë që shqiptarët e mbajtën në jetë duke tretur veten përballë një regjimi të errët, i cili burgosi ato në vendin e tyre.

Por historia e familjes Spahiu është një histori me fund të lumtur, ku shpresa dhe ëndrra i dha dritë “miqësisë” me vatët e detit, të cilat u kthyen në udhërrëfyesin më të mirë të kësaj familje që shkeli në tokën, të cilën pa e ditur, do ta sundonte përmes boksit.

Vitet kalojnë dhe familja rritet. Në jetë vjen edhe vëllai i vogël, Alessio, i cili duke ndjekur hapat e vëllait të madh Endrit do të kurorëzohej kampion i Italisë në moshën 23-vjeçare. “Doja të dobësohesha dhe kështu vendosa të regjistrohem në palestër në vitin 2008”, thotë Endri gjatë një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare. “Kam lindur në Durrës në vitin 1987 dhe me familjan u transferuam në Bresha në moshën 3 vjeçare.

boksieret

Peshoja shumë dhe për këtë vendosa të futesha në palestër. Aty një mik më drejtoi tek boksi dhe falë punës dhe mundit kam arritur këto rezultate”, shprehet Endri.

“Kur isha 16-vjeç peshoja 148 kile dhe pasi pashë vëllanë që përmes palestrës arriti rezultatet të mira, vendosa ta ndjek. Sot peshojë 108 kilogram dhe më fund arrita të realizoja një ëndërr, të shpallem kampion i Italisë në Boks, edhe pse duhet thënë se vëllai im është më i fortë se unë”, shprehet me modesti për ATSH-në, vëllai i vogël i familjes Spahiu, Alessio.

Përralla e nisur në vitin 1991 vijon dhe pritet që të dy vëllezërit të bëhen pjesë e përfaqësueses italiane të boksit,  nga ku familja Spahiu do të kërkojë të ngjisë “Everestin”, pra të shpallen kampion bote.

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori