Vëzhgim/ Nga janari, rritet 17%
çmimi i naftës, arrin 185 lekë/litë

Çmimi i karburanteve ka nisur rritjen me 3 lek/litër në ditët e fundit ku për pasojë, cmimet në tregun e pakicës shënojnë 185 lek/litër për naftën dhe 186 lek/litër për benzinën.
 
Trendi i rritjes së cmimit të karburanteve cdo vit në stinën e verës duket se po shoqëron edhe këtë vit, edhe pse në kundërshtim me llogjikën e tregut ndërkombëtar, ku cmimi i naftës shënon ulje.
   
Të hënën cmimi i naftës referencë europiane ICE Brent për dorëzimet e muajit gusht ra 6.3%, rënie më të fortë ditore që nga data 4 shkurt dhe cmimi arriti në 56.5 usd/fuçi, ndërsa në SHBA, 52.53 usd/fuci.
 
Në maj, çmimi i naftës u rrit deri në 69.63 usd/fuçi, nga 45 usd/fuci në muajin Janar, kur u shënua niveli më i ulët. Por a do të reflektohet kjo ulje në tregun vendas, kur nafta po i afrohet nivelit rekord 190 lek/litër, aq sa ishte në Janar 2014 kur nafta në bursat botërore arriti 120 usd/fuçi?
 
Në Shqipëri rritja e cmimit të karburanteve në ditët e fundit shënn rritjen e 4-t radhazi brenda 5 muajve ndërsa po vërehet këmbëngulja e tregut grosist për të arritur drejt cmimit të vjetshëm, 190 lekë/litër.
Brenda kësaj periudhe vërehet se nafta dhe benzina janë rritur gati 17% më shumë që nga muaji Janar kur një litër u shit me 158 lekë.
 
Pavarësisht treguesve, në tregun grosist shprehen se rritja e çmimit lidhet me forcimin e dollarit edhe pse në tregun e brendshëm, sipas kursit të BSH-së, 1 usd u këmbye me 126 lekë, mjaft larg nivelit rekord me 133 lekë, që arriti në muajin Mars.
 
Ndërsa tregu i karburanteve vijon të jetë në sitën e kontrolleve për cilësinë ku janë mbyllur edhe disa prodhues që përpunonin naftën në vend, treguesit e papërputhshëm mes cmimeve të tregjet botërore, flasin për një treg të parregulluar në vend, ndonëse fitimi vjetor arrin mbi 100 milionë euro.

Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti