Vajza 16-vjeçare vrau, copëtoi dhe dogji trupin e babait me të dashurin sepse ishte kundër dashurisë së tyre, e bëjnë publike me përkëdhelje dhe të qeshura

Vajza 16-vjeçare vrau, copëtoi dhe dogji trupin e babait me të dashurin sepse ishte kundër dashurisë së tyre, e bëjnë publike me përkëdhelje dhe të qeshura

Aaron Guerrero, 18 vjeç dhe Sierra Halseth 16 vjeç

SHBA- Me të qeshura dhe “fytyra tallëse” kanë përballuar 2 të rinjtë, Aaron Guerrero, 18 vjeç dhe Sierra Halseth 16 vjeç, krimin makabër që kryen.

Ka qenë kundërshtimi i vazhdueshëm i lidhjes së dashurisë së çiftit, ajo që i kushtoi jetën babait të 16-vjeçares.

Guerrero dhe Halseth “prezantuan” krimin e tyre përmes një videoje të publikuar në kanalin e tyre në Youtube.

“Dita e 3 pasi vramë dikë”, shprehet Guerrero duke qeshur, ndërsa vajza qesh edhe më shumë duke i thënë  me shaka që këtë gjë nuk duhet ta kishin thënë në kamera.

“Ia vlejti”, shton Guerrero duke përkëdhelur 16-vjeçaren dhe duke i shtrënguar lehtë qafën sikur po e mbyt.

Ata gjatë videos në të cilën dëshmojnë se kanë vrarë dike, nuk ndalin ngacmimet dhe të qeshurat.

Fytyrat e tyre karakterizohet nga një qetësi... jo sikur kanë vrarë, copëtuar me sharrë dhe djegur turpin e babait të Halseth në shtëpinë e tij.

Policia në SHBA zbuloi copat e trupit të djegur të babait të 16-vjeçares më 9 prill, deh arrestoi çiftin 4 ditë më vonë, më 13 prill.

Provat kundër dy të rinjve janë të qarta pasi, përveç rrëfimit të tyre rrëqethës në video, ka materiale nga kamerat e sigurisë së dyqanit që i tregon ata duke blerë sharra, doreza dhe zbardhues të gjetur në shtëpinë e të vrarit.

Prokurori i çështjes, Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje. Ai shtoi se as Sierra Halseth nuk mund të dënohej me vdekje, për shkak të moshës së saj të re.

Vajza me babain e saj: 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës