'Vajza e 500 trendafilave': Dhimbja s'ka për t'u mbyllur kurrë, do të mbetet gjithmonë në zemrën time

'Vajza e 500 trendafilave': Dhimbja s'ka për t'u mbyllur kurrë, do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Nertila Kapaj

Modelja, aktorja dhe biznesmenia Nertila Kapaj, e njohur gjerësisht nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave” ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën shumë të komentuar nëpër media si edhe deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi.

Jetnisi ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare në një aksident me motor në kryeqytet.

Ai ishte mik i këngëtarit të njohur Stresi, me të cilin ishte përfshirë në një përplasje të armatosur mes bandave në vitin 2010 dhe njihej si 'i fortë'.

Të gjithë e njohin me atë emër në rrjete sociale, pasi i dashuri i saj i ndjerë ia bënte shpesh këtë dhuratë.

Modelja me lot në sy tha se ai do të mbetet gjithnjë në zemrën e saj, pavarësisht viteve që kalojnë.

Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njjëtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyllur kurrë, por jeta na bën të fortë.

Mësohemi me këtë… Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’. Kalon kohë dhe unë prapë i lexoj ato mesazhe”, është sgprehur Nertila.

Ajo është shprehur se i vinte inat me të sepse e dinte që ai nuk do ta linte kurrë.

Aktorja njihet për jetën e saj luksoze dhe është mësuar që t’ia plotësojnë kërkesat apo tekat dhe shpeshherë godet me fotot provokuese që publikon.

Kujtojmë se Nertila është e bija e Luan Kapaj, zjarrfikësit nga Vlora që u konsiderua ‘hero’ pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)