Erogen Brajoviç 30-vjeç nga Shkodra i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit të forcave RENEA- për goditjen e dy grupeve kriminale ku dyshohet të ishte pjesëtar mori vëmendje mediatike falë një fotoje të publikuar në Facebook nga ish-kryeministri Berisha, që e akuzonte të ishte mik i kryebashkiakut Veliaj.

Akuza e Sali Berishës në Facebook

Por pa kaluar 24 orë nga akuza, një vajzë e quajtur Borana Spiri e nxjerr blof ish-kryeministrin. Në profilin e saj në Facebook ajo shprehet se Brajoviç ka qenë i ftuar në dasmën e saj dhe nuk e kupton se si mund ta marrë foton e ta postojë një ish-kryeministër. Borana thotë se kjo është një nga shumë rrenat që Berisha poston çdo ditë.

Ajo ka edhe një mesazh për ish-kryeministrin kur shprehet: “Lëre politikën të shpëtojë, populli shqiptar të shpëtojë se e mbyte me rrena. Turp të të vijë, je kanceri i shqiptarëve”.

Komenti i Boranës në Facebook-un e Berishës

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se Borana është celebruar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2015-të. 

Foto nga ceremonia e Boranës në Bashkinë e Tiranës

Ndërsa Erogen Brajoviç ka qënë i ftuar në ceremoninë e saj si shumë të tjerë, e në ato kushte ka shkrepur edhe foton me kryebashkiakun Veliaj.

Shqiptarja.com e Report Tv mësojnë gjithashtu detaje të reja mbi Brajoviç. Ai rezulton të jetë djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Millan Vaso Brajoviç.