Familjet e 29 vjeçares Jonida Canaku dhe të biznesmenit Sokrat Shani të vetëvrarë një ditë më parë kanë hapur dyert e mortit. Të dyja familjet kanë pohuar se ishin në dijeni të kësaj lidhjeje, ndërkohë që ishin shprehur kundër marrëdhënies së tyre.
Nëna e Jonida Canakut, studentes 29-vjeçare e cila prej më shumë se 3-vitesh kishte një lidhje me një 65-vjeçar, teksa ka folur për mediat ka deklaruar se familja ka qenë në dijeni të lidhjes së vajzës së tyre, por e ka pasur të pamundur që ta shmangë një fakt të tillë.
Sipas gruas, vajza e saj kishte filluar lidhjen që tre vite më parë, pavarësisht kundërshtive të familjarëve, ndërkohë që shton se kjo ngjarje ka tronditur rëndë familjen. Sipas saj, vajza nuk i kishte shfaqur asnjëherë probleme apo ti kishte shfaqur shqetësime nga lidhja me 65 vjeçarin Sokrat Shani.
Të dyja familjet kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit trupat e viktimave, ndërkohë që policia po heton ende për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, fqinjë e të afërm ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, nuk moren pjesë në ceremoninë mortore. Vetëm 25 vetë e përcollën atë.
Krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit.
Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO