Këngëtari shqiptar Eraml Meta ka fituar zemrat e të gjithëve tashmë, teksa ka rrëfyer kudo me krenari origjinën e tij, sakrificat që ka bërë për të arritur aty ku është. Të gjithë njerëzit e duan shumë por një vogëlushe 10-vjeçare e ka propozuar për martesë në mes të një koncerti. Ndërkohë që po këndonte në koncertin e tij në Mofletta të Barit, Meta ka mbetur pa fjalë teksa ka parë se çfarë shkruhej në një pankartë që mbante 10-vjeçarja në dorë.
“Ermal të dua, do martohesh me mua?”- kishte shkruar vajza dhe më poshtë shihej emri isaj, Francy. Këngëtari nga Fieri menjëherë ndërpeu koncertin, gjeti vajzën, e puthi përzemërsisht dhe dhuratën e mori me vete. Pasi ua tregoi të gjithëve deklaratën e dashurisë, Ermali vijoi koncertin.

(Pankarta e 10-vjeçares)
Komente

