E dimë që ‘ajo java’ e muajit është mjaft e sikletshme për ju, madje sapo e kujtoni ju shkon mendja të pini një qetësues. Por ka disa gjëra që për të mirën e shëndetit tuaj nuk duhet t’i bëni gjatë ciklit menstrual.
Kini parasysh të rrini shtrirë, të qeta dhe të mos bëni shumë aktivitet fizik. Nuk do ta përballonit pasi gjatë ‘atyre ditëve’ ju bie energjia. Mos konsumoni gjëra të ëmbla pasi krejt pa vetëdije mund të vini re që pas menstruacioneve mund të keni shtuar në peshë.
Mos u lani në ditën e parë, pasi kjo mund të shkaktojë hemoragji për shkak të ndryshimit të temperaturës së trupit. Por gjëja më e rëndësishme është që të përdorni të brendshme normale dhe të pambukta, kështu do të evitoni marrjen e ndonjë infeksioni.