Vajza ra në gropën e ashensorit në Sarandë/ Ankohen banorët: Ndërtuesi i pallatit iku, askush s'mban përgjegjësi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Sarandës, ku një vajzë e re ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati. Banorët thonë se pallati është ndërtuar prej më shumë se 6 vitesh, por deri tani nuk është kujdesur askush për vendosjen e ashensorit. Ata thonë se ndërtuesi është zhdukur dhe se nuk kanë ku të ankojnë.

Po hyja tek pallati dhe dëgjova një vajzë që bërtiste, eja na ndihmoni, por se ndihmonim dot se duheshin shkallë, pastaj u mblodhëm të gjithë për ta nxjerrë. Kam 3 vjet që jetoj këtu, kështu ka qenë gjithmonë.

Evgjelina Muçi, banore

 Unë kam 4 vjet që jetoj këtu dhe nuk ka pasur ashensor fare. Këtu nuk ve dorë njeri, ai që e ka ndërtuar ka ikur dhe nuk kemi ku të ankohemi.

Sabo Balani, banore

Përveç mungesës së ashensorit në katin e parë të pallatit, ku u aksidentua e reja, problem mbeten dhe kabujt elektrik, të cilët janë tërësisht të hapur, çka mund të rrezikojë seriozisht jetën e banorëve, veçanërisht fëmijëve. Edhe pse u publik si problem ditën e sotme, gjithçka i është kthyer normalitetit, pa u marrë asnjë masë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 17/07/2018 05:37

    Kerkoni shtet ne vendin e Krimit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'