SHBA - Zbulohet letra që ishte shkruar nga presidentja e shkollës fillore “Sandy Hook” Dawn Hochsprung për të bijën e saj, përpara se të vritej në masakrën e 14 dhjetorit në Newtown, Konektikat. Letrën e ka bërë publike vajza e saj 27-vjeçare, Erica Lafferty e cila e ka gjetur në mesin e fotografive të vjetra.

Lafferty tregon se nëna e saj shpesh shkruante letra të vogla, ku tregonte sa shumë e donte, atë dhe motrat e saj. Letra ishte shkruar kur 27-vjeçarja ishte larguar herën e parë përkohësisht nga shtëpia. 47-vjeçarja Dawn Hochsprung kishte 2 vajza biologjike dhe 3 të adoptuara.

Në letër thuhej: “E dashur Erica, ti je dhe gjithmonë do jesh vajza ime e ëmbël. Ti ke një pjesë në zemrën e shpirtin time dhe asnjëherë nuk do të jemë e plotëtësuar pa ty. Kujtoje këtë në ditët e tua të vështira...dhe ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Mami yt. Ji e sigurt, ji e mirë, ji e lumtur. Askush nuk e meriton këtë më shumë se ty”

letra e Dawn Hochsprung per te bijen
(Në foto letra e Dawn Hochsprung për të bijën)

Lafferty shprehet se nëna e saj ishte e mrekullueshme me buzëqeshjen që nuk e hiqte asnjëherë nga fytyra.

"Ajo e kishte vënë jetën e saj dhe përkushtohej që të ndhimonte njerëzit që të bëheshin më të mirë. Buzëqeshja e saj shndërriste çdo ndërtesë ku ajo shkelte. Ajo ka pasur një ndikim tek të gjithë njerëzit që ka takuar, tëk çdo i rritur, tek çdo fëmijë, sidomos tek fëmijët që ishin drita e jetës së saj”, shprehet e bija e presidentes së shkollës “Sandy Hook”.

Presidenti i SHBA-së Obama në takimet që zhvilloi me familjarët e viktimave ka bërë një foto me mbesën e 47-vjeçarja Dawn Hochsprung. Vajza tjetër e saj, Cristina Hassinger ka publikuar foton në Twitter duke thënë: “Mami im do të ishte shumë krenare të shikonte Presidentin Obama duke mbajtur mbesën e saj, por jo aq krenare sa jam unë për të”.


*mbesa e Dawn Hochsprung me Obamen
(Në foto mbesa e Dawn Hochsprung me Presidentin Obama)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)