Vajzat e “Miss Shqipëria” mbërrijnë në Ulqin
Kanë kaluar kufirin dje (të premten) mbasdite 31 vajzat konkurente për kurorën e “Miss Shqipëria 2014”. Pas një turi që zgjati pothuaj dy javë nëpër zonat turistike në Shqipëri, destinacioni ka qenë Mali i Zi
Kanë kaluar kufirin dje (të premten) mbasdite 31 vajzat konkurente për kurorën e “Miss Shqipëria 2014”. Pas një turi që zgjati pothuaj dy javë nëpër zonat turistike në Shqipëri, destinacioni ka qenë Mali i Zi, i cili ka mirëpritur bukuroshet për turin e radhës atje, por edhe për finalen e madhe që do të mbahet
në kalanë e Ulqinit, të premten e 27 qershorit.
Si çdo herë edhe këtë vit garojnë 31 vajza të përzgjedhura ditët e fundit të majit nga organizatorët e eventit, një përzgjedhje e kryer ndër 240 kandidatura të paraqitura për spektaklin e këtij viti. Mbrëmjen e së premtes, nën prezantimin e bukuroshes Orinda Huta, do të shpallet një tjetër mbretëreshë e bukurisë shqiptare.
Gjithashtu janë menduar të gjitha detajet e një spektakli që pritet të ketë një formë të re sa i takon prezantimit dhe detajeve të tjera të spektaklit që shoqëron gjithmonë garën e bukurisë. Do të jenë në skenën e “Miss Shqipëria sivjet artistë të kalibrit të Irma Libohovës , Elton Dedës, Redon Makashit, Aleksandër Gjokës, Mihrije Brahës etj, ndërkohë që edhe vetë prezantuesja, e njohur në fillimet e veta si këngëtare, Orinda Huta do të interpretojë një kompozim interesant.
Vajzat e drejtuara nga koreografia Olta Ahmetaj janë gati, çka do të thotë se edhe performanca e tyre pritet të jetë nga ato që mbahen mend gjatë. Gjithashtu këtë vit bashkë me organizatorët në turin e “Miss Shqipëria” ka qenë edhe nëj grup i studios “Maximus” në Kosovë, fitues të çmimit Regjia më e Mirë, në Festivalin e Klipit Shqiptar, nata gala e të cilit u mbajt në Shkup këtë 2 qershor.
Ata kanë ardhur për të ndjekur turin dhe kanë ekskluzivitetin e realizimit të klipeve brenda spektaklit. Me teknologji të fjalës së fundit dhe formë dhe ide interesante realizimi edhe produktet e “Maximus” pritet të provokojnë emocione në publikun e “Miss Shqipëria”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01