Kombëtarja e vajzave shkroi historinë mbrëmjen e djeshme, duke arritur suksesin më të madh në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri. Fitorja 5-2 ndaj Malit të Zi i siguroi kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027.
Pas kësaj fitoreje kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale shkroi se pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, vajzat kuqezi bënë histori.
“Mirëmëngjes dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente


