Vajzat me këtë shenjë horoskopi janë më të veçanta! E gjeni veten në listë?

Vajzat me këtë shenjë horoskopi janë më të veçanta! E gjeni veten në listë?

Foto ilustruese

Të gjitha vajzat janë të veçanta, por yjet thonë se disa prej tyre janë edhe më shumë.

E gjeni veten në listën e mëposhtme?

Luani

Vajzat e lindura në shenjën e Luanit konsiderohen si më të bukura. Ato kanë shumë prezencë dhe me sensualitetin e tyre ja dalin të tërheqin shumë vëmendje. Të lindurat në këtë shenjë pëlqejnë ngjyrat e ndezura dhe kontrastet, prandaj askujt nuk i kalojnë pa u vënë re. Kombinimet e duhura të aksesorëve janë një pikë tjetër e fortë e tyre dhe çdo gjë duket më e bukur kur e sheh tek ato.

Ujori

Shenja e ujit është ajo që dominon me bukurinë fizike nga shenjat e tjera të horoskopit. Ajo njihet për mënyrën e veçantë të veshjes dhe stilit plot sharm. Vajza ujor i ka sytë shprehës dhe i bën djemtë të tërhiqen ndaj saj. Liria që i karakterizon, i shkon shumë me tiparet e bukura që shfaq tek njerëzit që e rrethojnë.

Peshorja

Vajzat peshore janë shumë tërheqëse. Ato karakterizohen nga duart dhe fytyra e bukur. Thuhet se këto vajza kanë një bukuri natyrale dhe iu pëlqen thjeshtësia. Ato pa tualet duken edhe më bukur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës