Vakanca në Kushtetuse, KED refuzon
Metën, s'merr 38 dosjet e kandidatëve

Vakanca në Kushtetuse, KED refuzon<br />Metën, s'merr 38 dosjet e kandidatëve<br /><br>
Ekskluzive - Gjykata Kushtetuese po hyn në një ngërç të thellë funksional, pasi organet e reja të drejtësi nuk e interpretojnë ligjin dhe Kushtetutën një lloj. 
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka refuzuar Presidentin e Republikës dhe nuk i ka marrë në dorëzim 38 dosjet e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. 

Report TV ka mësuar që nga 27 shkurti kur lista është shpallur publikisht, dosjet e kandidatëve për gjyqtarë kushtetues qëndrojnë në presidencë. Përmes dy shkresave në dy data të ndryshme, Presidenca i është drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që kryesohet nga gjyqtari Artan Broci duke i kërkuar të sqarojë se ku dhe kujt duhet t’ia dorëzojë dosjet e aplikantëve. 

Në të dyja radhët, KED e cila ka për detyrë shqyrtimin e dosjeve dhe renditjen e kandidatëve, nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Presidentit të Republikës. 
Këto dy shkresa të Presidencës i janë dërguar jo vetëm kryetarit të KED-së, Artan Broci, por edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit, si dhe për dijeni, Kuvendit të Shqipëri, Avokatit të Popullit dhe komisionit të vettingut. 

Por as përfshirja e këtyre organeve nuk ka ndihmuar. Report TV ka kontaktuar kryesuesin e KED-së Arta Broci, por ky i fundit nuk shfaqi asnjë gatishmëri për tu përgjigjur. Në një komunikim të mëparshme, z. Broci  pati thënë Report TV se do të fliste atëherë kur zyrtarisht të merrte kandidatët. 

Pikëpyetja ngelet e madhe: A do t’i marrë KED-ja kandidatët apo do t’i lërë në zyrën e Presidentit apo në të Kuvendit, i cili po ashtu po mbledh të tjerë kandidatë për vakancën tjetër? 

Kujtojmë që ditën e hënë, Partia Socialiste kërkoi që të KED mos vazhdojë puna për plotësimin e 4 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha për median se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të vlerësojë kandidaturat, për sa kohë vetë anëtarët e këtij Këshilli nuk kanë kaluar testin e vettingut.

Kontrolli i anëtarëve të KED-së është në proces, dhe nuk dihet se kur mund të përfundojë, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 nga 9 anëtarë që duhet të ketë normalisht. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim