6 qershori është afati i fundit i propozimeve të kandidaturave të tjera për anëtarët e AMA-s në Komisionin e Medias. Pas zgjedhjeve të anëtarëve të rinj do nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të AMA. Afati i vendosur për kryetarin e AMA-s në Komisionin e Medias është 21 qershori.
Më 22 maj Parlamenti miratoi 4 vakancat në AMA, pas një debati mes mazhorancës dhe opozitës nëse duhej shpallur apo jo vakant edhe posti i kryetares së AMA-s, Endira Bushati.
Për krijimin e vakancës së katërt, mazhoranca e mbështeti vendimin e saj në faktin se Endira Bushati nuk ishte rizgjedhur si anëtare e AMA-s, por vetëm si kryetare e saj dhe si rrjedhojë edhe posti i kryetares nuk ishte i vlefshëm, pasi sipas ligjit të vjetër për të qenë kryetar i këtij institucioni duhet të ishe edhe anëtar i tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)