3 vakancat nga gjyqësori për KLGJ, aplikojnë 6 gjyqtarë! Zbardhen emrat
Këshilli i Lartë Gjyqësor
TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në total kanë aplikuar 6 gjyqtarë për 3 vende vakante nga radhët e gjyqtarëve.
Dje ka qenë afati i fundit për të aplikuar, për garën e cila u hap në 22 korrik 2021, me qëllim përtëritjen e KLGJ që do të ndodhë në muajin dhjetor. 2 kandidatura vijnë nga Gjykata e Lartë të tjerët nga Gjyktatat e Apelit dhe të Rretheve. Më konkretisht Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë; Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër; Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë; Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Më herët, KLGJ ka deklaruar se kjo është një mundësi e mirë për të kontribuuar për një sistem gjyqësor të pavarur.
"Kjo është një mundësi, një thirrje për të kontribuuar në konsolidimin dhe zhvillimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm, transparent dhe të përgjegjshëm në drejtësinë që të gjithë duam, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre, drejtësinë që pret e meriton çdo qytetar i këtij vendi", tha KLGJ.
Brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së afatit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit përkatës, do të kryhet verifikimi i kushteve ligjore të kandidatëve dhe shpalljen e kandidaturave në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Ndërkohë, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur garën dhe kandidaturat për 3 vendet vakante janë Denion Katro, Sokol Stojani, Zeqir Hodo dhe Ludovik Doda.
Kandidatët
-Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë
-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë
-Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër
-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë
-Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
-Irena Plaku nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 1000
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
-
SHBA rikthehet në SPAK, ekspertët e OPDAT nisin punën! 'Mesazh' prokurorëve nga administrata e Trump! Bie propaganda e Berishës
27 Mars, 10:39
-
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit
27 Mars, 09:57
-
'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH
26 Mars, 19:46
-
Tiranë/ Mbajti pa dëshirë në banesë 15-vjeçaren dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet 27- vjeçari
26 Mars, 17:20
-
Deliu për Report Tv: Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor, instrumenti i ri për vendet kandidate për në BE! Shqipëria do të përfitojë 922 milionë euro
26 Mars, 15:38
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
26 Mars, 13:23
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36