Vaksina e Moderna-s mbërrin në Itali

Vaksina e Moderna-s mbërrin në Itali

Vaksina Moderna arrin në Itali. Agjencia Italiane e Barnave ka autorizuar vaksinën në individë të moshës 18 vjeç e lart. Kjo është vaksina e dytë Covid që arrin  në Itali pas produktit Pfizer Biontech.

Stoku do të dërgohet në ‘Istituto Superiore di Sanità (Iss)’ në Romë, për t’u shpërndarë më pas në 4-5 Rajone të identifikuara nga komisioneri i emergjencave Domenico Arcuri.

Vaksina mRna ka të ngjarë të "ofrojë mbrojtje deri në dy vjet," i tha The Guardian CEO i Moderna, Stéphane Bancel. 

Numri një i Moderna gjithashtu shtoi se sipas studimeve të fundit, "vaksinat e sapo zhvilluara duhet të jenë po aq efektive kundër varianteve të koronavirusit të vëzhguar deri më tani", ato angleze dhe afrikës së jugut.

Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaçeve.

Vaksina Moderna ruhet në temperatura midis -15 ° dhe -25 °, por është e qëndrueshme ndërmjet + 2 ° dhe + 8 ° për 30 ditë nëse është në paketim të pahapur.  Në total, 1.3 milion doza të Moderna do të mbërrijnë në Itali gjatë 3 muajve të ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja