Vaksina kundër Covid-19, efekte anësore në Shtetet e Bashkuara

Vaksina kundër Covid-19, efekte anësore në Shtetet e Bashkuara

Një pengesë e re është shfaqur në rrugën drejt vaksinës Covid-19.

Pas efekteve anësore gjatë testeve klinike të kryera nga  AstraZeneca dhe Oksfordi, të cilat çuan në ndalim të përkohshëm të eksperimentimit, kësaj radhe ishte radha e dy kandidateve të tjerë të vaksinës, ai i Moderna dhe ai i Pfizer.

Pesë nga vullnetarët që po marrin pjesë në provat klinike (tre me vaksinën e Moderna, dy nga Pfizer) kanë pasur efekte anësore, përfshirë ethe, temeraturë të larta, dhimbje muskulore, dhimbje koke dhe rraskapitje.

Efektet anësore- thotë transmetuesi amerikan Cnbc, zgjatën vetëm një ditë, por ishin vsimptoma serioze.

"Ne duhet të përgatitemi për efektet anësore të mundshme. Gjatë dozës së parë gjërat mund të shkojnë mirë por me marrjen e dozës së dytë padyshim që do të ketë efekte anësore që mund të zgjasin vetë një ditë” – u shprehën përfaqësues të Moderna të cilët theksuan se "Komisioni i sigurisë i ka dhënë dritën jeshile vazhdimit të provave klinike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb