Vaksina kundër COVID-19: Një 90 vjeçare bëhet personi i parë që merr vaksinën Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar

Një grua 90-vjeçare është bërë personi i parë që i është dhënë një vaksinë antiCOVID,  si pjesë e programit të vaksinimit masiv që ka filluar sot në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Margaret Keenan, e cila mbush 91 vjeç javën e ardhshme, u shpreh se për të ajo ishte dhurata më e vyer.  Asaj iu dha injeksioni në orën  06:31 GMT - e para nga 800,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech që do të jepet në javët e ardhshme dhe deri në fund të muajit priten katër milion të tjerë. Qendrat shëndetësore do të vaksinojnë të gjitha personat mbi 80 vjeç dhe stafin shëndetësor dhe përkujdesjes, programi synon të mbrojë ata të cilat janë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.

Zonja Keenan, me origjinë nga Enniskillen tha: "Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindjen e hershme. Më në fund do të mund të kaloj kohë me familjen dhe miqtë në vitin e ri pasi kam qenë vetëm për pjesën më të madhe të vitit ".

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se vendin e pret një rrugë e gjatë, por kjo shënon hapin e parë për të dalë nga kjo situatë.  Ai tha se kishte ndjerë "emocione të ndryshme" këtë mëngjes duke thënë se ishte "i entuziazmuar dhe i kënaqur" kur pa Margaret të marrë vaksinën.  

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që fillon të përdorë vaksinën Pfizer pasi rregullatorët miratuan përdorimin e saj javën e kaluar. Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech janë siguruar nga qeveria për t'u  shpërndarë tek grupet e rrezikuarar javët e ardhshme.

Krijimi i një vaksine të sigurt dhe efektive kundër Covid nga koncepti te aprovimi në një vit është një arritje e jashtëzakonshme shkencore për të cilën shumë dyshuan se ishte e mundur. Pas Mbretërisë së Bashkuar, tanimë rregullatorët në BE dhe SHBA, janë gati të japin aprovimin për vaksinën e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Nis vaksinimi anti-COVID në Angli, Boris Johnson: Do të mposhtim virusin së bashku

Kryeministri britanik Boris Johnson ka falënderuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter stafin dhe punonjësit shëndetësorë, shkencëtarët dhe njerëzit që dolën vullnetarë për të testuar vaksinën kundër sëmundjes.

“Ne duhet të zbatojmë masat e higjienike për të mbrojtur njeri tjetrin. Ne do të mposhtim virusin së bashku” ka thënë ai.

Anglia sot ka nisur vaksinimin anti-COVID, duke u bërë i pari vend në botë që ka filluar vaksinimimin e popullatës. Personi i parë i cili është vaksinuar me nisjen e programit masiv të vaksinimit është një grua 90 vjeçare Margaret Keenan.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë