Vaksina shpërndahet në të gjitha vendet e BE, Von Der Leyen: Sot kthejmë faqen e një viti të vështirë, nesër nis vaksinimi

Vaksina shpërndahet në të gjitha vendet e BE, Von Der Leyen: Sot kthejmë faqen e një viti të vështirë, nesër nis vaksinimi

Të gjithë vendet e BE ka marrë në dorëzim dozën e parë të vaksinave anti-covid dhe se nga nesër nis vaksinimi në të gjithë vendet e unionit.  Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sot BE kthen faqen e një viti të vështirë në lidhje me pandeminë e COVID-19 dhe se vaksina është rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

"Sot, ne fillojmë të kthejmë faqen në një vit të vështirë. Vaksina kundër COVID-19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjithë BE-në. Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia", tha Von der Leyen.

Gjatë ditës së sotme grupi i parë i vaksinave Pfizer-BioΝTech kundër COVID-19 arriti në Greqi me kamionë frigoriferë. Vaksinimi në vendet  e BE do të nis më 28 dhjetor për shtresat më të rrezikuara nga virusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës? Reagon Benet Beci: Kush do të merret me llafe të merret me llafe