Vaksinat antiCOVID, Agjencisë Evropiane e Barnave pre e sulmeve kibernetike

Vaksinat antiCOVID, Agjencisë Evropiane e Barnave pre e sulmeve kibernetike

Në një kohë kur Agjencia Evropiane e Barnave EMA, po shqyrton kërkesat për përdorimin emergjent të vaksinave të Pfizer& Biontech dhe Moderna, raportoi të mërkurën se kishte rënë pre e një sulmi kibernetik dhe njoftoi nisjen e një hetimi të menjëhershëm në bashkëpunim me policinë holandeze.

Në një deklaratë të shkurtër, agjencia refuzoi të publikonte detaje të tjera për sa kohë hetimi është në zhvillim dhe nuk raportoi nëse incidenti ka prekur aspektin e autorizimit për përdorimin e vaksinave anti-COVID të prodhuara nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Vendimi i saj për një autorizim të kushtëzuar për vaksinën e Pfizer dhe BioNTech pritet të jepet më 29 dhjetor, ndërsa ai për Moderna më 12 janar, ndërsa ajo po shqyrton edhe vaksinat e zhvilluara nga Universiteti i Oxfordit dhe Astra Zeneca, si dhe atë të Johnson & Johnson.

Në momentin që EMA, jep miratimin për përdorim emergjent të vaksinës ajo do të shpërndahet në të gjitha shtetet e BE, njëkohësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb