Vaksinat anticovid/ Virologu në SHBA: Dozat e para në Shqipëri do vijnë si ndihma, kjo nuk mbulon popullatën! Vendi të fillojë që tani të sigurojë zinxhirin e transportit dhe ruajtjes së saj

Arban Domi, virolog-biolog në SHBA, tha se në Amerikë ka filluar vaksinimi me vaksinë Pfizer dhe javën tjetër fillon dhe Moderna pasi janë edhe vaksinat më të avancuara për momentin. Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri, Domi tha në emisionin "Pa Protokoll" nuk mund të krijohen plane afatgjata, pasi Shqipëria dozat e para do i marrë si ndihma nga BE dhe SHBA dhe kjo nuk të lejon të bësh plane për vaksinimin e popullsisë, pasi nuk janë të mjaftueshëm. Dozat e para të vaksinimit mund t'i marrë personeli mjekësor dhe të imunizohet, por për virologun Domin kjo nuk ka asnjë vlerë në popullatë.

"Zhvillimi i vaksinave mund të përqendrohemi te dy kryesoret Pfizer dhe Moderna. Të dyja janë më të avancuar. Pfizer ka filluar dhe Moderna fillon javën tjetër. Dy të tjerat që do vijë 2-3 muajt e ardhëm AstraZeneca dhe  Johnson & Johnson që pritet të vij në 3-mujorin e dytë të 2021. Pfizer dhe Moderna janë kryesoret. Duhet të jemi realist se vaksinat e para në Shqipëri do të jenë ndihmë nga Komiteti Europian dhe një numër i caktuar mund të vijnë edhe nga SHBA, por me ndihmën nuk mund të bësh një strategji afatgjatë.  Dita e fillimit të vaksinimit  nuk ka rendësi, por që të kesh një numër të mjaftueshme dozash që të bësh një planifikim të nevojshëm, mjafton të vijnë edhe 20 mijë dosa nga ndihmat, ja u imunizua personeli mjekësor, por për popullsinë kjo nuk ka asnjë vlerë nëse nuk fillon vaksinimi i moshës së thyer", tha Domi

Në lidhje me zinxhirin e transportit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës, Domi tha se nuk e di në cilën fazë ndodhet Shqipëria, por që duhet që tani të bëjë gati të gjithë planin e zinxhirit të transportit dhe ruajtjes së saj pasi kur të vij vaksina duhet të jetë çdo gjë gati .

"Në Shqipëri kemi një plan të rregullt dhe të detajuar për vaksinimet sidomos me fëmijët, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me një vaksinë të tillë. Duhet të kalohet në detaje. Në momentin që vaksina arrin në Aeroportin e Rinasit duhet të dihet se kush do e presi, ku do e çojnë, me çfarë kushtet do e ruajnë, si do e transportojnë, si do shpërndahet, si do ruhet në qytete e fshatra etj dhe këto duhet të dihen që tani.  Janë detaje që duhen hedhur që tani në letër dhe duhen parë vazhdimisht në mënyrë që të zbulohet edhe problemi më i vogël që mund të cenojë zinxhirin e shpërndarjes. Prej 2-3 muajsh në SHBA këto hallka janë gati dhe me miratimin e Pfizer dhe Moderna në darkë fillon shpërndarja me kamion dhe avion. Këtu gjithçka është gati dhe vetëm shtypet butoni për të filluar", tha Domi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën