Vaksinimi anti-COVID, ISHP: Të vaksinuarit nuk shfaqën asnjë problem! Së shpejti hapen dy pika të tjera në Vlorë e Shkodër (VIDEO)

Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj gjatë një prononcimi për Report Tv u shpreh se mjekët të cilët u vaksinuan për COVID ditën e djeshme nuk kanë shfaqur asnjë problematikë.

"Sot kemi planifikuar të vaksinojmë rreth 60 veta, kemi sërish staf të spitaleve COVID, spitalit 'Shefqet Ndroqi' dhe Infektivi, ndërsa më parë kishim disa epidemiologë dhe personat e terrenit që kryejnë testet e shpejta. Ne do hapim dhe dy pikat e tjera, një në Shkodër dhe një në Vlorë. Të tjerët do drejtohen në pikat e tjera. Shumë shpejt do të hapen. Gjatë orës së pritjes ne ishim të përgatitur dhe asnjë nuk ka shfaqur problematika. Nuk ka pasur asgjë shqetësuese. Janë 6 doza, minimumi me një shishe bëhen 5 vaksina.

Normalisht me një flakon mund të bëhen 5 doza, por mund të shkohet deri në 6 doza. Këto shishe shënohen nga ana jonë në ditën dhe orën e hapjes. Pasi mbaron dhe bëhet çdo dozë, janë kontenierë të posaçëm për flakonët dhe të posaçëm për shiringat pasi dhe proceset e eleminimit janë ndryshe. Stafet shëndetësore janë të gatshëm për të punuar. Antitrupat do fillojnë të krijohen gradualisht. Kjo nuk do të thotë që me bërjen e vaksinës gjithçka do jetë e mirë. Nuk besohet që nesër të ketë grupe të tjera për tu vaksinuar. Prioritare janë spitalet dhe nuk mund të pritet që të vaksinohen të tjerët" - tha Nelaj.


Lajmi kryesor:

Manastirliu: Do të nisë menjëherë vaksinimi anti-COVID i të moshuarve në azile, do alternohen me mjekët! Rama monitoron ditën e dytë (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë