Vaksinimi kundër COVID/ Pfizer, jo më vetëm për disa kategori të caktuara, mund ta bëjnë të gjithë! Qytetarët për Report Tv: Do të vaksinohemi

Për vaksinën  Pfizer nuk ka më kritere diagnostikuese, por mund ta bëjë çdo qytetar i interesuar mbi moshën 18 vjeç. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 3 në kryeqytet Bruna Shiroka thotë se qytetarët kanë mundësinë e përzgjedhjes.

"Çdo pacient duke u vlerësuar nga mjeku për situatën shëndetësore, kohën kur ka kaluar ose jo më parë COVID dhe për zgjedhjen e tij personale ka mundësi të marri një prej vaksinave. Tani prej pak kohësh, ka mundësi në muajin e hapur të gjithë grupmoshave, nga mosha 18 vjeç e lart popullata në Republikën e Shqipërisë ka mundësi të marri vaksinën dhe të përzgjedhë llojin e vaksinës. Aktualisht kemi Pfizer të ofruar për të gjithë grupmoshat mbi 18 vjeç pa kritere diagnoze", tha ajo

Bisedat me qytetarë 

Cilën vaksinë do të merrni?

Pfizer! Tani e vendosëm që të bëjmë vaksinim dhe meqë është kjo atëherë po bëjmë këtë.

Po dhe unë do vaksinoihem, me Pfizer.

Do vaksinoheni sot?

Po.

Cilën vaksinë do merrni?

Pfizer.

Këtë ju ofruan apo e zgjodhët vet?

Në fakt e desha vet meqë edhe kryeministri e bëri Pfizer pse mos ta bëja dhe unë.

Rritja e infektimeve me COVID ka shtuar interesin e qytetarëve për tu vaksinuar, ku gjatë një dite në një qendër kryhen rreth 170 vaksinime.

"Ndoshta rritja e infektimeve është një nga shkaqet apo arsyet për të cilat pacientët edhe kur janë ftuar dhe kanë refuzuar më parë, vijnë dhe kërkojnë për të marrë vaksina. Në qendrën tonë numri i vaksinave shkon nga 150-170 vaksina në ditë. Interesimi më i madh i takon vaksinës Pfizer por shohim edhe një tendencë në rritje, interesim për vaksinën kineze Coronavac. Sa më shumë të vaksinohen më shumë mundësi ka të shmanget përhapja në vazhdimësi e sëmundjes", ka thënë Shiroka. 

Shiroka tregon se është rritur edhe numri i pacientëve të infektuar me COVID që ndiqen nga mjeku i familjes.

"Çdo ditë ka raste të reja gjë që nuk kishte ndodhur prej dy muajsh. Kjo është sinjal alarmi pasi cdo pacient i diagnostikuar pozitiv me koronavirus pra i infektuar ka mundësinë e përhapjes në ambientin familjar, shoqëror e kudo", vijoi doktoresha. 

Deri më tani në vendin tonë janë kryer më tepër se 1 milion e 290 mijë vaksinime ndërsa 562,418 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat. Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinimin e qytetarëve pasi numri i infektimeve në vendin tonë po rritet me shpejtësi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite