Vaksinohen tre personat e parë në Itali! Vendi fqinj do marrë 470 mijë doza çdo javë

Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia Alivernini dhe operatori sanitar Omar Altobelli, në orën 7:20 kanë qenë 3 personat e parë në Itali që kanë bërë vaksinën anti-COVID. Më pas vaksinën e bënë dhe 3 mjekë infektolog.

Kryministri italian Giuzepe Conte e ka cilësur 27 dhjetorin 'vax-day' si një ditë që do të mbetet në histori.

Ai u shpreh se fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët dhe më pas shtresat më të rrezikuara e në fund e gjithë popullata për të zhdukur virusin.

Në Itali parashikohet që të vaksinohen rreth 70 deri në 80% e popullatës proces që pritet të mbarojë jo brenda verës por në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

Aktualisht vendet e BE kanë marrë një sasi dozash simbolike vetëm 10 mijë për çdo shtet, ndërsa duke filluar nga e hëna do të shpërndahen miliona doza. Italia do marrë çdo javë nga 470 mijë doza vaksinash.

1609061519_italia.jpg

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë