SIRI - Vala e dytë e sulmeve ajrore të SHBA-së në juglindje të Raka-s dhe në qytetin kurd Ain Al Arab, mësohet se ka vrarë liderin e organizatës terroriste Al Nusra, Ebu Yousef Al Turki.
Lajmi është dhënë nga presidenti amerikan Barack Obama teksa po flitej për luftën kundër terrorizmit në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New-York.
Megjithëse nuk ka të dhëna të sakta, burime nga Siria flasin për të paktën 120 xhihadistë të vrarë në sulmet amerikane. Ndërkohë nuk raportohen detaje as mbi fatin e luftëtarëve të ‘Khorasa’, një degë e re e Al Qaedës që ishin objekt i sulmeve të një dite më parë.
Sipas Pentagonit, kjo organizatë po përgatitej për të goditur Amerikën dhe aleatët e saj. “Ne kemi prishur një komplot nga Al Qaeda në Siri”, njoftoi Obama gjatë punimeve të samitit.
Videot e njëpasnjëshme të publikuara nga ushtria amerikane tregojnë qartë avionët luftarakë dhe raketat e tipit Tomahok teksa godasin dhjetarë objektiva, përfshirë luftëtaë, objekte trajnimi, vendet e magazinimit, kamionë dhe automjete të armatosura të xhihadistëve në Siri.
Sulmet ajrore të një dite më parë përmbushën një premtim të Obamës për të shkatërruar xhihadistët e shtetit islamik të cilët kanë marrë kontrollin e shumë territoreve në Siri dhe Irak.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com