Pasi kontrolluan me sukses shpërthimin e pandemisë së shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit, shtetet e Europës po regjistrojnë shifra në rritje të rasteve të reja Covid.
Po sa i fortë është rikthimi i koronavirusit dhe a krahasohet me numrat e pranverës?
Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, vendet në Europën jug-lindore - të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – regjistruan gjatë muajit gusht shifra më të larta të rasteve krahasuar me ato të raportuara më parë.
Serbia është një nga përjashtimet, pasi ka deklaruar shifra të ngjashme me ato të mesit të muajit prill.
Kroacia, Greqia dhe Malta duket se po përjetojnë rizgjim të infeksionit, me numra në rritje gjatë javës së kaluar krahasuar me valën e parë.
Belgjika, Italia dhe Britania e Madhe - ndër vendet më të goditura të Europës - po shohin një ringjallje të pandemisë, por, të paktën deri në gusht, jo si në muajt mars dhe prill.
Franca, Polonia, Hollanda dhe Spanja ka të ngjarë të jenë prekur nga e ashtuquajtura ‘Valë e dytë’ dhe të friksuar kanë filluar të marrin masa për ta frenuar atë.
Megjithatë duhet patur parasysh se vendet e Europës po kryejnë shumë më tepër teste tani sesa gjatë ‘valës së parë’. Kjo strategji mund të shpjegojë, të paktën pjesërisht, shtimin e rasteve të reja.
Grafiku i rasteve të reja Covid të vendet europiane
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA i kërkon Europës t'i japë fund varësisë energjetike nga Rusia
18 Dhjetor, 19:41
-
Të pasigurt për pronën dhe strehimin, shqiptarët renditen të pestët në Europë! Nga mungesa e parave te mosmarrëveshjet me familjen
2 Dhjetor, 08:51
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor, 10:12
-
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe pritshmëritë europiane
1 Nëntor, 18:21
-
Një vit më pas: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin
7 Tetor, 10:23
-
‘Hakmarrja e natyrës’, shkencëtarët të alarmuar me atë që po ndodh, Shtatori shkaktoi katastrofat më të mëdha: Njerëzimi i papërgatitur për to!
17 Shtator, 09:02
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
'Pushtimi i nisur nga Rusia ka qenë paralajmërim për Evropën', Von der Leyen: BE duhet të rishikojë themelet e sigurisë dhe të forcojë mbrojtjen e Ukrainës
30 Gusht, 18:12
-
Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë përballë së djathtës së skajshme
29 Gusht, 08:11
-
Lija e majmunëve, Suedia konfirmon rastin e parë në Europë! OBSH e shpalli urgjencë globale
15 Gusht, 18:41
-
Studimi: 47.000 viktima të vapës në Europë vitin e kaluar
14 Gusht, 15:35