Vala e dytë e Covid/Maska inteligjente për të kryer thirrje dhe për të dërguar mesazhe, pa prekur smartphon-in

Vala e dytë e Covid/Maska inteligjente për të kryer thirrje dhe për të dërguar mesazhe, pa prekur smartphon-in

Sa herë na ka ndodhur të kemi qenë të detyruar të heqim maskën për tju përgjigjur një thirrje telefonike apo për të telefonuar, duke rrezikuar që edhe të infektohemi nga Covid.

Por tani zgjidhja ka ardhur nga Japonia dhe quhet C-Mask, një maskë e re e cila vendoset sipër asaj tradicionale dhe që është e aftë të diktojë mesazhe apo dhe për të kërkuar që smartphoni apo tableti të telefonojë një kontakt nga folderi i adresave.

Çmimi i një maske të tillë shkon në rreth 40 dollarë dhe në muajin shtator do të hidhen në treg.

Qëllimi i 'Donut Robotics', kompania që i ka krijuar ato, është që t’i eksportojë në Lindjen e Largët, Kinë, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Por opsionet e C-Mask janë shumë më tepër. Përmes teknologjisë Buetooth që përdor, ajo është gjithashtu në gjendje të përkthejë fjalë në gjuhë të shumta. Por jo  vetëm kaq: kur flasim me njerëzit e tjerë kjo maskë speciale arrin të amplifikojë zërin në mënyrë që të gjithë të mund të dëgjojnë megjithë pengesën e dyfishtë para gojës.

C-Mask është një mekanizëm që, përveçse na siguron ruajtjen e distancës fizike, me të do shmangim uljen e maskës tradicionale për të folur në telefon.

Të gjitha masa paraprake të dobishme për të zvogëluar infeksionin, veçanërisht në funksion të një valë të dytë hipotetike të koronavirusit nga të cilën disa ekspertë kanë frikë se mund të ndodhë në vjeshtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë