Vala e sulmeve 'masive' me raketa nga Rusia godet qytetet kryesore, përfshirë Kievin

Vala e sulmeve 'masive' me raketa nga Rusia godet qytetet kryesore, përfshirë Kievin

1666947718_RaketateIranit.jpg

Rusia ka lëshuar më shumë se 50 raketa që synojnë infrastrukturën kritike në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit, sipas raportimit zyrtar nga Ukraina. Të paktën dy shpërthime u raportuan në Kiev, një banor i tha BBC-së se qyteti i tij ishte pa energji elektrike. Në qytetin verilindor të Kharkiv gjithashtu u goditën edhe objektet energjetike. Sulmet vijnë pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar.

Të hënën në mëngjes, sulme me raketa u raportuan gjithashtu në rajonin qendror Vinnytsia, si dhe në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhzhia në jug-lindje dhe Lviv në Ukrainën perëndimore, thuhet se edhe një objekt në hidrocentralin Dnipro në rajonin e Zaporizhzhia u godit nga Rusia. Në Kiev, një strukturë që furnizon 350 mijë apartamente u dëmtua, me inxhinierë të vendosur urgjentisht për të rivendosur furnizimin. Nuk është raportuar ende për viktima.

Mes frikës se mund të pasonin më shumë sulme banorëve në rajonet nën sulm iu kërkua të mos dinin nëpër qytet, por të qëndroni  në strehën e tyre. Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yuriy Ihnat, i tha një televizioni ukrainas se Rusia kishte përdorur bombarduesit e saj strategjikë për të kryer sulmet e saj "masive".

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha: "Në vend që të luftojë në fushën e betejës, Rusia lufton civilët".

Rusia ka kryer disa sulme vdekjeprurëse me raketa dhe dron në javët e fundit, duke shkatërruar pothuajse një të tretën e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera të prodhimit të energjisë përpara periudhës së ftohtë të dimrit.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë vazhdimisht se shënjestrimi i infrastrukturës civile përbënte krime lufte. Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik mbi sulmet e fundit të raportuara. Të shtunën, një luftanije ruse u dëmtua në qytetin port të Sevastopolit në një sulm me dron, deklaroi ministria ruse e mbrojtjes. Ai akuzoi gjithashtu specialistët britanikë se kishin trajnuar ushtarët ukrainas, të cilët më pas kryen sulmet në Krime. Moska nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj. Ukraina nuk ka komentuar mbi këtë çështje, ndërsa ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia "po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike".


Lajmi kryesor:

Zbardhet telefonata, Biden i irrituar nga Zelensky! Dalin nga Ukraina 12 anije me drithëra falë ndihmës së Turqisë e OKB! Sulmi me raketa lë Kievin pa drita dhe ujë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale