Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 °C! Mesdheu në alarm, kulmi shënohet në ishullin e Sardenjës

Bota po përballet me një valën ekstreme të të nxehtit, që pritet të shënojë temperatura rekord gjatë kësaj jave. Alarmi i kuq është dhënë prej ditësh për disa shtete në Evropën Jugore, të cilat shfaqen më pranë rrezikut në përballjen me valën e të nxehtit.

Evropa qendrore, një pjesë e jugperëndimit të SHBA, Kina dhe Japonia po përballen me të nxehtin ekstrem, ku janë shënuar temperatura rekord dhe që priten të jene edhe më të larta në ditët në vijim.

Kulmi i të nxehtit ka të ngjarë të godasë Mesdheun qendror të martën, duke arritur ndoshta 46C në Sardenjë dhe sipas Organizata Botërore Meteorologjike kjo situatë ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht.

Sa i përket Amerikës së Veriut, një valë e nxehtë jashtëzakonisht e rrezikshme do të vazhdojë në jugperëndim edhe gjatë javës së ardhshme. Ngrohje kërcënuese pritet në të gjithë jugperëndimin deri më 28 korrik, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ndërsa situata në Kinë parashikohen temperatura më të ulëta, ku reshjet e shiut mund të sigurojnë një pushim nga i nxehti.

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, turistët u mblodhën për të përjetuar nxehtësinë e fortë.

Ata bënë fotografi përpara një ekrani dixhital që tregon rritjen e temperaturës, që shënonte 53.9 të dielën.

Lugina e Vdekjes është vendi i temperaturës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë. Ajo arriti rekordin më të lartë në 56.7C në vitin 1913.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 gradë Celsius, ndërsa valët e të nxehtit në Evropë vazhdojnë duke shkaktuar zjarre dhe kufizime për shkak të masave të marra për të mbrojtur individët nga temperaturat ekstreme.

Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:43
Temperaturat ekstreme prekin Zvicrën, në alpe disa vatra zjarri aktive! Evakuohen banorët

Zvicra është përshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta të cilat kanë pushtuar gjithë rajonin, ku deri më tani janë raportuar disa vatra aktive në alpe dhe në zonat periferike.

Zjarrfikësit janë ende duke luftuar me zjarrin në Alpet zvicerane, i cili është ndezur në zonën Haute-Valais pranë kufirit italian që prej mbrëmjes së djeshme.

Mbi 200 njerëz dhe disa helikopterë u përfshinë në përpjekjen për të shuar zjarrin, pasi zjarri u përhap me shpejtësi gjatë natës në shpatin e malit në Bitsch.

Policia ka ndarë foto nga ‘ferri’ që shpërtheu nëpër fshat, por zjarri duket se është qetësuar që nga mëngjesi i sotëm.

Megjithatë, retë e mëdha tymi mund të shihen ende që dalin nga pyjet dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë, apo edhe javë, për t'u shuar plotësisht.

Shumë banorë lokalë janë evakuuar, ndërsa ata që janë ende në shtëpi janë këshilluar të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura për të parandaluar hyrjen e ndotjes brenda.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj