Valbona Treska është zgjedhur Presidente e Urdhrit të Psikologëve të Shqipërisë pas votimit ditën e djeshme.
Por për partinë Demokratike zgjedhjet janë bërë në shkelje të plotë, pasi sipas tyre, Rama nuk lejoi edhe dje votën e lirë.
Sipas selisë blu votimi ka qenë i manipuluar, pasi "Mbledhja e psikologëve që punojnë në administratë me urdhër nga shefat, detyrimi i tyre për të votuar kandidaturën e qeverisë, kërcënimi me vendin e punës, presioni përmes ministrit Klosi, prishja e garës, moslënia kohë për kandidatët e tjerë, organizimi i autobusëve nga rrethet, mungesa e kuorumit të nevojshëm, pjesëmarrja në votim ishte më pak se 50 përqind, në kundërshtim me ligjin"deklaron PD.
Sipas PD, Rama e kapi këtë institucion pasi i dihet se psikologët e shkollave janë në kontakt me maturantët që kanë fituar të drejtën e votës.
Deklarata e plotë e PD
Edi Rama nuk e humbi rastin për të treguar edhe dje modelin e tij për zgjedhjet, manipulimin, presionin dhe kapjen e votës, me farsën e madhe të Urdhërit të Psikologut, duke sjellë në krye njeriun e tij të besuar, Treska.
Shkeljet që u bënë dje në votim, janë tipike të Edi Ramës.
Mbledhja e psikologëve që punojnë në administratë me urdhër nga shefat, detyrimi i tyre për të votuar kandidaturën e qeverisë, kërcënimi me vendin e punës, presioni përmes ministrit Klosi, prishja e garës, moslënia kohë për kandidatët e tjerë, organizimi i autobuzëve nga rrethet, mungesa e kuorumit të nevojshëm.
Komisioni i votimit ishte i zgjedhur nga ministria e Klosit, numëruesit nga ministria e Klosit, dhe pjesmarrja në votim ishte më pak se 50 përqind, në kundërshtim me ligjin.
Rama e kapi dhe këtë institucion, që duhej të ishte i pavarur, profesion i lirë.
Interesi i Ramës me manipulimin e këtyre zgjedhjeve, janë zgjedhjet që po vijnë, pasi dihet se psikologët e shkollave janë në kontakt me maturantët që kanë fituar të drejtën e votës.
Kjo farsë, tregoi edhe një herë se Edi Rama nuk e lejon votën e lirë, ai kërkon të kapë zgjedhjet ku të mundet, të mbajë pushtetin me çdo kusht.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com