Valë arrestimesh ndaj gylenistëve në Turqi

Valë arrestimesh ndaj gylenistëve në Turqi

Policia turke ka arrestuar 171 persona që dyshohen për lidhje me grupin që fajësohet për grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016.

Të arrestuarit akuzohen se kanë përdorur aplikacionin e koduar të mesazheve ByLock, që autoritetet besojnë ka qenë përdorur për të koordinuar përpjekjen për grusht shteti.

Prej tre vitesh, dhjetra e mijëra të tjerë janë arrestuar për lidhje të dyshuara me predikuesin mysliman me banim në SHBA, Fetullah Gylen për të cilin Ankaraja thotë se është urdhëruesi i grushtit të dështuar të shtetit.

Që prej vitit 2016, autoritetet po ashtu kanë shkarkuar apo pezulluar nga puna më shumë se 140 mijë punonjës të sektorit publik për lidhje të dyshuara me Gylenin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja