Tomini: Në Shqipëri ka rritje të rasteve! Është rritur transmetueshmëria e virusit! Trajtimi me bombola oksigjeni në mënyrë personale përkeqësojnë shëndetin

TIRANË- Në një kohë kur Europa po përjeton një valë të dytë të COVID-19, shenjat e para kanë filluar të shfaqen edhe në vendin tonë. Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini në një lidhje për Report TV tha se në 10 ditët ka pasur një rritje të rasteve ditore me COVID, si edhe një rritje të transmetueshmërisë së këtij virusi. Ky fenomen është vënë re kryesisht 4 javët e fundit. 

"Duke qenë se Europa ka pasur një trend për një rikthim të dytë, dhe Shqipëria ka një trend në rrije të rasteve pozitive, të paktën në 10 ditët e fundit, veçanërisht të 3 ditëve të fundit. Duke parë që nuk ka asnjë ndryshim nga kushte atmosferike, apo të lënies në ndërgjegjen e maskës, një sërë elementësh u bën bashkë që duke mos pasur një protokoll trajtimi dhe një vaksinë specifike, u pa e nevojshme për një ndërhyrje të tillë. Aktualisht edhe dimri do na favorizojë edhe në grumbullime më të afërta  familjare. Duke parë pozitivitetin e shifrave në 10 ditët e fundit, kemi pritshmëri për një tendencë në rritje se ky pozitivitet reflektohet me një koeficient transmetimi që është më i lartë se në 4 javët e para, e favorizon vjeshta dhe grumbullimet e njerëzve. Kemi bërë mbi 100 testime që tregon një tendencë në rritje, dhe normalisht do të jenë edhe më shumë raste", tha Tomini.

Shefja e epidemiologjisë ka dhënë edhe shifra sa i përket rasteve e fëmijëve me COVID, ku ajo thekson se është relativisht një numër i ulët.

"Kopshti dhe çerdhet ka qenë i hapur gjatë gjithë kohës dhe verës dhe pesha ka qenë më e madhe në hapjen e shkollave dhe baret dhe restorantet. Duhet të theksojë që kemi pasur klastera të shkëputura, 0-4, 1% e rasteve dhe për moshat 5-14 vjeç, 2.3 % të të prekurve. Janë relativisht shifra të ulura, duke qenë se 11 fëmijë kanë kërkuar trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë kontakte", tha Tomini.

Protokollet për trajtimin e të prekurve me COVID janë të përcaktuara shumë qartë, më i fundit është rifreskuar në 10 ditët e fundit, ku Tomini thekson se është evidentuar qartë se nuk do të realizohet në asnjë mënyrë trajtimi me bombol oksigjeni që vjen nga iniciativat personale, pasi kjo do të sillte efekt të kundërt në shëndetin e qytetarëve kur vjen pa rekomandim të mjekut.

"Janë dy protokolle, i pari dhe ai i dytë që është rifreskuar para 10 ditësh. Rastet që kanë bërë tamponi dhe kanë rezultuar negativ por nga ana klinikale, skaner kanë rezultuar si raste pozitive, janë ndjekur nga mjeku i familjes. Duhet të rekomandoja por jo vetëm nga protokolli nëse do kishim raste që agravohen, të mos evitojnë marrën në telefon të 127. Një iniciativë personale për të marrë bombol oksigjeni dhe për monitoruar oksigjeno terapinë për ata që kalojnë komplikacione, në mënyrë individuale,  nuk do të realizohet se do të sillnim një përkeqësim të shëndetit, dhe një neglizhencë e agravimin të shenjave do të sillnin a të shëndetit", përfundoi ajo.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • skaran: 15/10/2020 15:25

    Mashtruese. Jepni numrat e sakte. Sa tampone? Sa pozitive? Sa te semure? Sa te shtruar? Sa te sheruar? Terapia e perdorur? Perqindja per nr popullsie? Mos beni terror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë