Valentin Macaj: Gardianët të rreckosur dhe me rrogë modeste

Ka qënë i ftuar në studion e Report Tv, Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, ku ka folur për shërbimin që marrin dhe nevojat që kanë policët, sidomos ato të burgjeve. Macaj ka theksuar arsyet që mund ti shtyjë punonjësit e policisë drejt korrupsionit, dhe kushtet në të cilët operojnë ato. Gjithashtu kreu i Sindikatës, Macaj ka vënë në dukje aksidentet që ju morën jetën 18 punonjësve të policisë brenda 2 viteve, dhe kjo si arsye e mos transportit të tyre nga ana e shtetit.

Macaj shprehej skeptik për pasuritë e dyshimta të shumë zyrtarëve të policisë, të cilët me një rrogë modeste kishin disa shtëpia në posedim.

Shoqëria nuk duhet ti falë ato që nuk janë të rregullt nga Vettingu. Duhet të verifikohen, të mos flasim në kafene, kemi raste ku punonjës policie të cilat kanë pasuri marramendëse, duke ditur se si janë rrogat këtu. Të kesh shtëpi në bregdet me këto rroga nuk është normale. Shihen tek mënyra e jetesës. Duhet të verifikohen të gjithë, është një reforormë e drejtë që ka nisur me vonesë. Çfarë sigurie ka qytetari kur gjykohet dhe ruhet nga një jo i pastër. Besimi pritet të shihen pas përfundimit të procesit. Kanq arritur të penetrojnë në polici punonjës pa arsim politik përshtatës, me dënime të mëparshme. Ka testime, trajtime, kanë nisur rekrutimet. Përse kemi kaq raste abuzitiviteti?

Është presioni psikologjik që shkaktohet nga shoqëria në përgjithësi, të punosh në polici dhe të mos kesh mundësi të krijosh kushtet minimale për jetesë për fëmijët nuk është normale, dhe kjo nxit korrupsionin. Siç u rrit paga e mësuesëve

Kemi raste që punonjësi i policisë lejën vjetore e bën jashtë shqipërie për punë sezonale, për të rritur sadopak mirëqënien.

Ka diskriminim të theksuar në pagë. Të mos flasim me uniformat, për policinë e shtetit është zgjidhur me ndihmën e partnerëve turq. Policia e burgjeve është në kushte të vështira. Të hysh në regjimin e shërbimit të policisë të burgjeve është e tmerrshme, të duket sikur po punon në galerinë e kromit. Që nga 2004 nuk është zgjidhur asgjë.

Këtë vit pas shumë kërkesave është dhënë fondi por shpresojmë most ë vonohet, sepse është dhënë në 2011 por u pagua energjia elektrike sepse ishte borxh. Policia e burgjeve e deri më tani e ka blejtur vete uniformën.

Po transporti i punonjësi i policisë së burgjeve mungon, ka qënë deri në 2007-2008 pasi kishte korrupsion të hapur. Më pas e mbyllën si transport, tani bëhet në mënyrë individuale. Kanisur një project pilot, që deri në 80% e kanë vënë në përdorim.

Si pasojë e kësaj kanë ndodhur aksidente, 18 aksidente brenda 2 viteve, 2013-2015, pjesa e rrugës Korçës, Bishti i Zhurit, dhe në rrugën e Milot. Pra 18 punonjës policie kanë vdekur. Nuk ka shërbim ushqimi, nuk ka as shërbim katering, kemi kërkuar të jepet vakti ushqimor në institucion.

Lënda plasëse, rasti I fundit është në afërsi të Fushë-Krujës, ndaj një funksionari policie,  erdhi si pasojë e zbatimit të ligjit në burgje. Nuk janë zbardhur ende autorët por shpresojmë që të gjenden autorët.

Nuk ekziston ndihma ligjore për ti dhënë ndihmë financiare përveçëse një page, sepse atyre ju shembet shtëpia.

Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen