Nga Shqipëria vjen një vepër e re e Ylljet Aliçkës, me një titull në ekstremet e ironisë:Valsi i lumturisë. Autori është frymëzuar nga një histori e vërtetë ndodhur në Tiranën e tij në vitin 1985. Një familje katër motra e dy vëllezër ia dalin t’ia hedhin rojes së ambasadës italiane për të kërkuar azil politik.
Të gjashtët shpresuan naivisht se brenda disa ditësh çështja e tyre do rregullohej dhe do e gjenin veten në Romë, pa llogaritur ashpërsinë e regjimit të hekurt stalinian të Enver Hoxhë, i cili i konsideronte qytetarët e tij krejtësisht si pronë e shtetit.
Për pasojë atyre ju desh të jetonin pesë vite në bodrumet e ambasadës rrethuar tashmë nga policë e ushtarë.
Personeli italian i ambasadës, përfshi dhe ambasadorin,pësuan parreshtur poshtërime dhe fyerje pa fund nga autoritetet shqiptare.
Natyrisht ata i druheshin ndonjë të çare në kështjellën e rrethuar që kish farkëtuar vizioni i tyre manjak. Ata nuk dyshonin aspak se çfarë i priste…
Ylljet Aliçka është autori i « Parrullave me gurë » që evokonte në një formë tragji-komike detyrën e shkrimit të parullave me gurë në faqet e kodrave për lavdinë e regjimit të Hoxhës.
Një film u realizua mbi skenarin e autorit të njëjtit libër, nga regjizori Gjergj Xhuvani, i cili mori dhe çmim në festivalin e Kanës.
Aliçka ndjek hap pas kalvarin e familjes Popa, që nëroman i quan Tota, – duke i sjellë lexuesit tiparet e një prejt dikaturave më të pashpirt të planetit.
Autori përkon hyrjen e familjes në ambasadë me vdekjen e diktatorit.
Situatë e rëndë : populli duhet të derdhë lotë, ndërsa sigurimi ka për detyrë të të vlerësojë seriozitetin e qarjeve. Drejtuesit e administratës dhe ndërmarrjeve rivalizojnë me nivelin e dhembjes, gjë që nuk është fort e lehtë. Ndërsa gratë atyre u vjen në ndihmë rënia e të fiktit. Njerëzit e pasinqertë ndëshkohen, duke mos u lejuar të marrin pjesë në funeralin e Udhëheqësit.
Bie fjala, njëri prej vëllezërve të familjes Tota, Vangjeli, meritoi etiketimin e hidhur : « lotë hipokrite dhe mungesë e theksuar pasioni gjatë shprehjes së dhembjes. »
Familja Tota është « e deklasuar », biografia e tyre ka një hije të rëndë : babai i tyre që kishte studiuar në Itali për farmaci, gjatë luftës u kish shitur barna ushtarëve të plagosur italianë, fakt ky për të cilin vdiq në burg nën regjimin e Hoxhës.
Ky ështëdhe shkaku që fëmijët e farmacistit mbetën të pamartuar, sepse çdokush me biografi normale që do guxonte të martohej me ta, do të thoshte që ishin kundër regjimit.Bie fjala, rasti i një inxhinjieri i cili u josh nga bukuria e Irena Totës, e degëdisën në një hidrocentral malor për shkak të « zbutjes së luftës së klasave ».
Eshtë Simoni, vëllai i vogël, hamall, sepse nuk ishte autorizuar për të ndjekur studimet, ai që konsiderohej si “një agjent perëndimor i pazbuluar”, i cili pati idenë që të kapërcejë me gjithë familjen pragun e ambasadës italiane.Veshur me rrobat e tyre më të mira, « që mbanin erë naftalinë»,tek kapërcejnë gardhin e ambasadës, ata flasin italisht për të krijuar përshtypjen se janë italianë.
Roja shqiptare, i ndërgjegjshëm se është mashtruar, përpiqet të hyjë në oborrin e ambasadës me pistoletë në dorë e më pas për t’ia drejtuar armën vetes, sepse ai e dinte fatin që e priste.
Ambasada italiane rrethohet nga 600 policë dhe një sistem përgjimi vihet instalohet aty pranë.
Por, meqenëse gjethet e pemëve pengojnë valët e përgjimit, atëhere i hidhet helm gjithë pemëve përreth ambasadës.
Altoparlantët përhapin muzikë funebre, për tu ndërprerë nga zëri i rëndë i spikerit, i cili deklaron se Totat janë agjentë të huaj të implikuar në veprimtari kriminale kundër shtetit shqiptar.
Qeveria do deshte të sulmonte ambasadën italiane, por ndofta një fakt banal i frenoi : italianët ia kanë marrë ndërtesën me qira Shteteve të Bashkuara, të cilat e zotëronin këtë terren që para luftës !
Përpara ambasadës organizohen “spontanisht” manifestime kërcënuese duke u kujtuar pipinove të kaluarën e tyre fashiste, të cilët partizanët shqiptarë i kishin flakur në det.
Veteranët këmbëngulin që mosi lenë të gjallë, por zhgënjehen kur marrin vesh se një kardinal Mindszenty ka qendruar 15 vjet brenda ambasadës amerikane nëBudapest, duke u kujtuar veteranëve rheumatizmat e gjymtyrëve të tyre ! Në Shqipëri, në rast të një krimi faji bëhej kolektiv. Pra, krejt familja duhej të mbante përgjegjësi për fajin e dikujt.
Pushteti kërkon arrestimin e kushërinjve, qoftë dhe të largët të familjes Tota.Duke qenë se familja Tota nuk la të afërm, arrestohet një familje me mbiemër të përafërt : Popa ! Ata jetojnë në qytetin N, aluzion ky me një qytet anonim që hasim shpesh në veprën e Ismaïl Kadaresë.
Ylljet Aliçka na zbërthen deformimet e një regjimi ku çnjerëzorja rivalizon me groteskun.
Gjashtë Totat, që besuan se shpëtuan, kuptuan se, megjith përpjekjet e ambasadorit italian, pasuesi i zbehtë i Hoxhës, Ramiz Alia, nuk u tërhoq, pa guxuar të ndryshojë gjë.
Vitet kalojnë dhe Totat e stërlodhur detyrohen të marrin antidepresivë.
Një herë provojnë të bëjnë grevë urie. Fillesa e një idili mes Ileanës dhe njëpolici të pashëm italian nuk tolerohet ngaI vëllai, Simoni, i cili qorton të motrën se « nuk jemi futur këtu për të bërë gilivili me pipinot. »
Totat u liruan falë një ngjarjeje historike : në shkurt të vitit 1991 rrëzohet përdhe statuja e Enver Hoxhës, qeveria detyrohet të bëjë koncesione.
Të ndodhur në teritor italian, Totat refuzojnë të plotësojnë formularet shqiptare! Çështja zgjidhet nga Tirana, falë premtimit të një ndihme ekonomike si dhe të vizitës historike të Pérez de Cuellar, sekretar i përgjithshëm i OKB, që garanton mbrojtjen e familjes.
Ndërkohë ambasadori italian ka vdekur i rraskapitur, vetëm një muaj pasi ka dorëzuar funksionin. Zëvendësi i tij, që i gëzohet largimit të Totave, është shumë larg asaj që e prêt : nis pushtimi i ambasadave perëndimore nga mijrat e shqiptarëve ! Madje dhe skulptori i kokës së statujës sëçmontuar të Enver Hoxhës, kërkon azil sepse nuk pranonkërkesën e pushtetit për të bërë një statujë të re dhe parapëlqen të lerë vendin (fakt autentik).
Totat, që u shndrrënuan në pionierët e ekzilit, shpresojnë të priten si heronj, por përfundojnë në një kamp refugjatës, në shoqërinë e emigrantëve afrikanë, për tu sistemuar më pas në një ndërtesë komunale në periferi të Romës, ku dhe sulmohen nga fqinjët.
Ëndrra kapitaliste u shkërmoq shumëshpejt dhe tragjedia vazhdon : një grindje bëhet fatale për Simonin; Irena shtrohet në psikiatri, pasi fyhet nga dikush që i propozon martesë ; Ileana, e kthyer në Shqipëri, përpiqet më kot të rimarrë shtëpinë familjare të zënë tashmë nga një djalë i ri që pretendon se e ka blerë atë.
Autoritetet lokale që besojnë se familja Tota jeton në mrekullitë e Kaprit a gondolat e Vencias, nuk e kuptojnë dot se pse ajo kërkon të rimarrë këtëkarrakatinë dhe tu bëj dëm shqiptarëve të varfër që kanë mbetur në vend…
Ramiz Alia, i cili kish bërë be se askush nuk mund të braktiste vendin, u detyrua të lejonte largimin e të gjithë shqiptarëve futur nëpër ambasada. Ata mbrrijnë në Itali dhe dëshpërojnë një funksionar italian, i cili nuk pranon më të dëgjojë nga refugjatët se, ata të gjithë kanë marrë pjesë në rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës.
Nën një ironi të distancuar, me një ndjesi mbytëse, ngjarje të dhembshme përshkallëzohen pa vështirësi në roman, parë nga njëlogjikë vërtet tragjike.
Ismail Kadareja, në parathënien e librit ndër të tjera thotë se « terrori bëhet lidhja e vetme e mundëshme sociale dhe e papërfytyrueshme. Çmënduria bëhet kështu sjellja më banale»
Në realitet çështja Popa përfundon me dy vetvrasje, dy shtrime në psikiatri, ndërsa e mbijetuara e vetme jeton sot duke mbledhur kanoçe bosh në kazanet e plehrave ku grindet me mbledhës më të fortët se ajo.
Ylljet Aliçka ia ka dalë të shkruajë pa pathos, përderisa vetë realiteti e kapërcen fiksionin.
Cilësisë së padiskutueshme letrare të romanit i shtohen dhe vlerat historike e morale. Kjo është aq e vërtetëpërdersa një numër fatesh janë humbur në anonimat dhe harresë nga një regjim që nuk i ka njohur kurrë krimet dhe që autori di t’i përshkruajë me mençuri dhe humor të zi./Jean-Paul Champseix
*Në numrin e saj të fundit gazeta e njohur letrare EaN (En attendant Nadeau) boton një analizë të studiuesit Jean-Paul Champseix, autor i “Bulevardi Stalin 47”, mbi botimin në Francë të romanit të Ylljet Aliçkës