Valuta, prurjet e emigrantëve ulen me 4.1 përqind

Paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi kanë vijuar të tkurren në tre muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë.

Emigrantët dërguan 116 milionë euro për periudhën janarmars 2014, me një tkurrje prej 4.1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ritmet e rënies janë zvogëluar në raport me një vit më parë, ku tkurrja me bazë vjetore ishte 26%. Më 2013, paratë që emigrantët dërguan në shtëpitë e tyre ishin 500 milionë euro, një shumë 26.5% më e ulët se një vit më parë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti