Vanesa Paradis e vetme në Paris

Vanesa Paradis e vetme në Paris
Pas lajmit të ndarjes nga Johnnny Depp, bukuroshja Vanessa Paradis është parë duke ecur e vetmuar në rrugët e Parisit. Ajo u pa duke bërë pazar në FNAC, një dyqan muzike dhe librash shumë pranë Harkut të Triumfit, ku bleu një DVD. Sipas revistës People, burime të sigurta i konfirmuan asaj se gjatë kësaj javë Johnny Depp 48-vjeç dhe Paradis 39, vendosën përfundimisht të ndajnë marrëdhënien e tyre bashkëshortore. Nga martesa e tyre 14 vjeçare ata kanë dy fëmijë, vajzën Lily-Rose 12-vjeçe dhe djalin Jack 9-të. Depp u pa së fundmi i vetëm në Golden Globes, duke evituar tapetin e kuq, ndërsa Paradis kishte udhëtuar më parë drejt Parisit ku pritet të vijojë jetën e saj normale, si beqare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës